
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.
SPAK ka thirrur sot Ballukun ndërsa në selinë e Prokurorisë së Posaçme si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara. Këtë të premte, ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut, e cila është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t`u njohur me akuzat.
Pamela Qirko, ish-kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, duket se do të jetë edhe avokatja mbrojtëse e Ballukut.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me një vizitë zyrtare në Bukuresht.
Start News
