Belind Këlliçi shet si takim me Donald Trump, një shtrëngim duarsh në korridorin e një tualeti

Share

Belind Këlliçi ka bërë disa foto me Donald Trump, në një korridor, që duket si korridor i ndonjë stadiumi apo tualeti.

“Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Për kureshtarët: Kosto???

ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje”, shkruan Këlliçi.

Ndërsa PD ka shpërndarë dhe një deklaratë, ku e cilëson si një takim këtë moment në korridor.

“Ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaë Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Këlliçi i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thotë PD.

Mirë që nuk thonë se folën dhe për Sali Berishën dhe heqjen e non gratës nga SHBA!


Huazuar nga skaproblem.al

Reklama
Back to top button