Aktualitet dhe Lajme

Begaj vizitë zyrtare nesër në Itali, pritet të takohet me Mattarellën dhe komunitetin arbëresh

Share

schedule14:05 – 25 Maj, 2023

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 maj 2023 me ftesë të homologut italian, Sergio Mattarella. Zyra e shtypit të presidencës njofton se Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Mattarella ndërsa më pas do të zhvillojnë bisedime të veçanta dhe të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.

Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera që lidhe me interesin gjeopolitik.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Romë, presidenti do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana. Në ditën e dytë të vizitës, Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti.

Ai gjithashtu do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni./abcnews.al




Huazuar nga abcnews.al

Back to top button