Aktualitet dhe Lajme

BE e shqetësuar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Von der Leyen: Turqia aspiron integrimin!

Share

Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin me situatën e krijuar në Turqi, ku kryebashkiaku i Stambollit u vu në pranga. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit është “thellësisht shqetësues”.

“Si një anëtare e Këshillit të Evropës dhe një kandidate për anëtarësim në BE, Turqia duhet të mbështesë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.

Pra, ne duam që Turqia të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj rregullave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore,” tha Ursula von der Leyen.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button