Aktualitet dhe Lajme

Bayerni bën gati 250 milionë euro për transferimin e Wirtz nga Leverkusen

Share

Bayern Munich po përgatitet të realizojë një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit dhe të merkatos europiane. Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze L’Équipe, bavarezët janë duke përgatitur një ofertë të frikshme prej 250 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Florian Wirtz, yllit të Bayer Leverkusen.

Paketa përfshin çmimin e kartonit dhe pagën e lojtarit për një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta kthente Wirtz në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Bayernit, duke kaluar edhe rekordin aktual që mbahet nga Harry Kane (100 milionë euro, 2023).

21-vjeçari, që ka qenë lideri absolut i Leverkusenit në sezonin e jashtëzakonshëm që po kalon skuadra e Xabi Alonsos, ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, por me përfshirjen e bonuseve çmimi i kartonit mund të shkojë deri në 125 milionë euro.

Wirtz ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Leverkusenin dhe është një nga emrat më të kërkuar në treg. Përveç Bayern Munich, interes konkret kanë shfaqur edhe Manchester City dhe Real Madrid, të cilët e shohin mesfushorin ofensiv si pasuesin e ardhshëm të yjeve të tyre.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button