fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Basha nga Saranda: Vetting në politikë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni

Share

Basha: Vetting në politikë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni
Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar.
Vetting-u i politikanëve është edhe mënyra për të çrrënjosur modelin e baltosjes, duke treguar me fakte se kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush mbron interesat e oligarkëve e kush jo.

Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që kanë frikë nga vetting-u, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Bashkë me hapjen e listave, ku deputetët i zgjedhin qytetarët dhe jo kryetari, kjo është garancia për krijimin e një qeverie dhe Parlamenti që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Dhe për të ndalur njëherë e mirë kapjen e shtetit, që siç po ndodh sot, pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive po i hap rrugë legjitimimit të kanabisit për llogari të grupeve kriminale, apo “burgosjes” për studentët e mjekësisë me ligje anti-kushtetuese.

Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-un në politikë;
✅ Kufizimin e mandateve;
✅ Votën e diasporës;
✅ Zgjedhjen e Presidentit nga populli.


Huazuar nga Start News

Back to top button