Aktualitet dhe Lajme

Basha në konferencë për shtyp, reagon Bardhi: Po flet ai që la partinë 12 vjet në opozitë

Share

Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ky i fundit doli në konferencë para mediave.

Bardhi e cilësoi Bashën si personin i cili e mbyti opozitën dhe e kaloi nga dështimi në dështim.

Reagimi i Bardhit:

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtin për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që ska bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim.

Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër!

Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button