Aktualitet dhe Lajme

Barcelona po planifikon që ti japë numrin 10 në fanellë Lamine Yamalit për ditëlindjen e 18-të

Share

Lamine Yamal pritet të trashëgojë fanellën me numrin 10-të te Barcelona në ditën e 18-vjetorit të tij, më 13 korrik, duke ndjekur gjurmët e Lionel Messit, sipas “Mundo Deportivo”.

17-vjeçari kishte një sezon të jashtëzakonshëm 2024/25 nën drejtimin e Hansi Flick, duke shënuar 18 gola dhe dhënë 21 asistime, teksa Barcelona fitoi tripletën vendase.

Si shpërblim, Yamal nënshkroi një kontratë 6-vjeçare me pagë mbi 644,000 funte në javë, duke u bërë adoleshenti më i paguar në botën e futbollit.

Raportohet se prezantimi zyrtar i fanellës me numrin 10 do të bëhet në një event të veçantë, me pjesëmarrjen e gjyshes së tij, Fatima, ndërsa klubi e konsideron Yamal plotësisht të gatshëm për ta mbajtur këtë përgjegjësi simbolike.

Numri 10 aktualisht mbahet nga Ansu Fati, por ai do të huazohet te Monaco. Yamal thuhet se ka pasur gjithmonë respekt për mikun e tij dhe nuk ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë numër.

Për ndeshjet përgatitore të verës, ai do të vazhdojë të luajë me numrin 19, ndërsa nga sezoni 2025/26 do të mbajë zyrtarisht numrin 10.

Pas largimit të Messit në 2021, numri 10 iu dha Fatit, i cili pati vështirësi dhe u huazua te Brighton në sezonin 2023/24. Ai kishte deklaruar se ndjehej krenar që e mbante atë numër pas Messit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button