Barcelona kërkoi një vend në Kupën e Botës për Klube – FIFA i tha “JO”

Barcelona raportohet se e telefonoi FIFA-n në përpjekje për të marrë një ftesë të vonë për Kupën e Botës për Klube 2025, por kjo kërkesë e tyre u refuzua.
FIFA kishte hapësirë për të mbushur pas vendimit të tyre për ta përjashtuar Club Leon nga gara për shkak të rregullave për pronësi të shumëfishtë, me gjigantin meksikan që u shortua në të njëjtin grup si rivali i tyre Pachuca.
Ky vend u plotësua eventualisht nga Los Angeles Galaxy, të cilët dolën fitues në ndeshjen e ‘play-off-it’ ndaj Club Americas.
FIFA dëshiroi që të sigurohej që ai vend do t’i takonte një tjetër skuadre nga regjioni i CONCACAF.
Barcelona e kishte hedhur kapelën e saj në ring sipas një raportimi nga Marca, pasi nuk ia dolën ta siguronin kualifikimin në mënyrë automatike.
Pavarësisht se ishin kampionë të La Ligas, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës në edicionin 2024/2025, blaugranasit nuk u ftuan në Kupën e Botës për Klube.
FIFA fillimisht kishte bërë me dije se vetëm dy skuadra nga i njëjti shtet mund të marrin pjesë dhe Spanja përfaqësohet nga Real Madridi dhe Atletico Madridi.
Këto dy ekipe pritet të shpërblehen për pjesëmarrjen e tyre, me një shumë e cila mund të shkojë deri në 135 milionë euro.
Pasi u injoruan nga shtëpia e futbollit botëror, Barcelona do të bëjë një turne parasezonal në Azi.