Aktualitet dhe Lajme

Balliu denoncon në Bundestag dhe KiE: Krimi i organizuar, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri

Share

Balliu denoncon përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor para deputetëve të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një seri takimesh me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bundestagut gjerman.

Gjatë këtyre takimeve, z. Balliu ka denoncuar lidhjet e krimit të organizuar me strukturat qeverisëse, si dhe përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ai ka theksuar se Shqipëria gëzon mbështetje të konsiderueshme në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, nëse vazhdon përkushtimin për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Z. Balliu ka theksuar gjithashtu se përfshirja e krimit të organizuar në proceset elektorale ka dëmtuar rëndë rendin demokratik dhe ka kthyer zgjedhjet në një farsë, duke penguar në këtë mënyrë përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Ai i ka garantuar deputetëve se Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke u angazhuar për një proces demokratik të qëndrueshëm dhe përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button