Balla paralajmëron operatorët turistikë: Mjetet detare që dalin në lundrim të paçertifikuara do bllokohen
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti reagimin e Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare që shpëtoi 11 turistë në det në Vlorë, pasi mjeti lundrues pësoi defekt. Operatorët turistikë, shtoi ministri i Brendshëm, duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të pacertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit.
“Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve,” shprehet Balla.
Huazuar nga Javanews.al