
”Erion Veliaj nuk u paraqit sërish në gjyq,” këtë shkruan Aulon Kalaja ne reagimin e tij. Dhe pse vetë e ka paditur, Erion Veliaj nuk është paraqitur në asnjë seancë për tu përballuar me gazetarin dhe aktivistin.
Kalaja shkruan se kjo çështje duhet të ndahet njëherë e mirë dhe se këto janë padi strategjike.
Postimi
As të tretën herë Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje!
I shmanget prap përballjes me mua. Gjykata i dha mundësinë për t’u interesuar dhe për të ardhur për vetë çështjen që ai ka hapur ndaj meje.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 26 nëntor, ora 14:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që ka ngritur po vetë, ndaj meje.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë. Padi “SLAP”, që kërkon të më mbajë varur, por me manovra të tilla nuk do shkojë gjatë, sepse hallin që ka ai, nuk ia zgjidh dot unë!
Shkurt fare, këto quhen padi strategjike, që duan të intimidojnë, t’a mbajnë nën presion dhe friksojnë kundërshtarin, mua në këtë rast, si gazetar, aktivist dhe politikan.
Unë jam i lirë, kurse ai në burg…
Sinqerisht Aulon
Start News
