Aktualitet dhe Lajme

Atletico me komunikatë zyrtare për lëndimin e Antoine Griezmann

Share

Antoine Girezmann ka shqetësuar të gjithë te Atletico Madrid, pasi u largua nga loja 12 minuta para fundit të saj me Interin.

Kryeqytetasit spanjoll pësuan humbje minimale në Giuseppe Meazza 1-0 nga Interi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë lëndimi duket se nuk është aq serioz sa u parashikua në fillim kur Griezmann u largua nga ndeshja,

32-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes sipas komunikatës së klubit, dëmtim që nuk mendohet të jetë shumë serioz.

Tek Atletico ka optimizëm në lidhje me rikuperimin e Griezmann për duelin e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’, sfidë që zhvillohet më 13 mars.

Gjendja e sulmuesit francez do të monitorohet me kujdes dhe në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave.

Gjatë këtij edicioni, Griezmann ka shënuar 18 gola në total në të gjitha garat, derisa ka edhe shtatë asistime. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button