Aktualitet dhe Lajme

“Ata janë hesap më vete”, Dash Sula i pakënaqur me “shokët e partisë”: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe sipas tij deputetët duhet të jenë në seancën plenare me qëllim për të ngritur zërin dhe për të denoncuar farsën elektorale në zgjedhjet e 11 Majit.

Por, sipas deputetit, i cili vlen të theksohet që e ka të fundit këtë legjislacion në Kuvendin e Shqipërisë, pasi duke filluar nga shtatori nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, demokratët janë “hesap më vete” dhe ata që flasin në foltore numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Përderisa pranon të vish në seancë për farsën elektorale. Po hajde denonconi nga minuta e parë deri në fund për farsën elektorale, kjo është detyra. Ata vijnë secili në hesap të vet, njëri rri jashtë, tjetri rri në kafe. Janë të çorientuar.

Ata vijnë 5 min 10 min i fusin dy-tre…arena e debatit që ndjekin qytetarët është seanca plenare. Aty është e gjithë trupa. Ata nuk vijnë. Unë kam ndenjtur dhe kam votuar. Dy veta, tre flasin, flet Flamuri, Gazi, Berisha që erdhi sot, të tjerët nuk flasin, nuk ka, nuk ka… Të mundohemi ti justifikojmë nuk bën sens sepse ka një gjë o shkon në seancë o nuk shkon”, tha Sula ndër të tjera për Euronews Albania.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button