At Nikolla Xhufka hyn në “BBVA4”, Valbona: Ma ysht çik Laertin

Ndërkohë që vijon sfida e mosreagimeve për banorët e “BBVA4”, ditën e sotme vizitori special ishte At Nikolla Xhufka.
Valbona sapo e pa theu rregullin.
Ai i kërkoi At Nikollës të bekojë Laertin, pasi sipas saj “banori nuk është në terezi”.
Pjesë nga biseda:
At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.
Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!
At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?
Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti.
At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift.
Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore.
At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?
Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë
At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda.
Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?
At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë.