Aktualitet dhe Lajme

Asnjë minutë në Euro 2024, shpërthen babai i Ardian Ismajlit: Tradhti, Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën

Share

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, Ilmi Ismajli, ka shpërthyer me një postim në Facebook pas përfundimit të aventurës europiane të kuqezinjve.

Ardiani nuk mori asnjë minutë në këto 3 ndeshje dhe kjo ishte arsyeja që babai i tij ka reaguar ashpër në faqen e tij.

-REAGIMI-

“Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruant i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button