Aktualitet dhe Lajme

ARRSH: Reshje bore në segmentin Bogë-Theth, qarkullimi kryhet pa probleme

Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth, kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit dhe temperatura shënon 3 °C.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren, duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora.

ARRSH njofton se, qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button