Arrestohet biznesmeni shqiptar, ngacmoi seks*alisht 22-vjeçaren
Policia greke ka vënë në pranga një 48-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 22-vjeçare.
Mediat helene raportojnë se ka qenë 22-vjeçarja e cila menjëherë sapo është larguar nga një fermë në Selanikun lindor, ka mbërritur e traumatizuar në policia ku ka dëshmuar se ishte ngacmuar seksualisht nga pronari 48-vjeçar, i cili është me origjinë shqiptare.
Mediat greke shkruajnë se e reja vizitonte fermën me prindërit e saj për të kërkuar informacione pasi donte të krijonte të sajën.
Të premten e kaluar prindërit e saj nuk mundën të vinin me të dhe ajo shkoi vetëm. Më pas, siç ka denoncuar në polici, 48-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka fikur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe e ka ngacmuar jo një por dy herë, një herë teksa ka qenë në kalë dhe një herë kur ka zbritur nga kali.
Pas denoncimit përkatës, efektivët e policisë kanë lokalizuar 48-vjeçarin dhe e kanë arrestuar. Ai u dërgua në prokurori dhe u referua për t’u gjykuar në procedurë të pavarur në Gjykatën e Kundërvajtjes Njëanëtare të Selanikut.
The post Arrestohet biznesmeni shqiptar, ngacmoi seks*alisht 22-vjeçaren appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com