Aktualitet dhe Lajme

Arrestohet anglezi që shiste kërpudha magjike në Dhërmi (VIDEO)

Share

Policia e Himarës ka arrestuar një shtetas anglez, të cilit iu gjetën disa droga të forta që do t’i shiste në ambientet e argëtimit në Dhërmi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

 


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button