Aktualitet dhe Lajme
Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit

Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”.
Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.