Aktualitet dhe Lajme
Arrestohen shpërndarësit e drogës/ Operacioni në periferi të Tiranës, Fushë-Krujës dhe Durrësit

schedule11:46 – 25 Maj, 2023
Policia e Shtetit po zhvillon një operacion anti-drogë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sipas burimeve, deri më tani janë ekzekutuar të paktën 15 urdhër-arreste për prodhim dhe kultivim të bimëve narkotike në disa zona. Bëhet fjalë për zona periferike të Tiranës, Fushë-Krujë, Krujë dhe Durrës.
Pjesa më e madhe e personave të arrestuar deri më tani, janë persona që ishin punësuar në plantacioneve të kanabisit.
Operacioni është në vijim nga policia./abcnews.al