“Armikja” e Berishës: Kush do e denoncojë në SPAK kontratën prej 6 milionë dollarësh për Saliun? Ku i gjeti PD-ja gjithë këto para?

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të lajmit për një kontratë 6 milionë dollarë ku Partia Demokratike lobon për t’i hequr “non grata”-n Sali Berishës dhe jo vetëm.
Aktivistja Kokalari ngre pyetjen se ku i gjeti gjithë këto para Partia Demokratike dhe përse Sali Berisha nuk ja jep këto para qytetarëve për të cilët shprehet se i vjen shumë keq.
Evi Kokalari ngre pyetjen se kush do ta bëjë denoncimin ndërsa shton se nuk do të heqë dorë nga ndalimi i heqjes së sanksioneve ndaj Sali Berishës.
“250,000 USD në muaj për dy vjet = $6 millionë po paguan ‘koalicioni’ i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve.
Ky lloj leku dhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja, ndërkohë që jeni me pensione 80 USD në muaj dhe rroga 300-500 USD në muaj? Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?
Dhe kush do ta bëjë denoncimin në SPAK? Personalisht dua të di nga po paguhen $250,000/muaj? Mos harroni – që disa nga ne luftën për të ndaluar heqjen e sanksioneve nuk e lëmë.
Se ku do shkojë gjithë ky mund për pastrim korrupsioni, nuk e di, por për sa kohë që marr frymë, këtë betejë nuk e lë. Ndërkohë që juve ju premtojnë rritje pensioni 20%, ja pagesat mujore për dy-vjeçarin e ardhshëm.
Më thoni ju lutem, si është e mundur? Shkoni merrni pensionet tashti dhe mos harroni të votoni PD-në e Berishës!!”-shkruan Kokalari.