Ardhja e palestinezëve në Shqipëri? Rama: Nuk është e vërtetë, sajesë nga këneta
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është e vërtetë që palestinezët do të vijnë në Shqipëri, duke e cilësuar në një sajesë.
Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, tha se zërat për ardhjen e palestinezëve janë zëra të ardhura nga këneta.
“Votoni Ramën dhe do të prisni palestinezët”? – ishte pyetja që ju drejtua kryeministrit.
“Pse? Për çfarë arsye, apo sepse kështu ka ardhur një zë kua kua kua nga këneta.
Jo Visar, nuk është e vërtetë, është një sajesë që mori rrugën me shpejtësi, si sajesat pasi jemi në atë kohën, që kur e vërteta ska veshur pantallonat e gënjeshtra ka bërë gjiron e botës.
E vërteta është e mërzitshme, ndërsa e vërteta është e lezetshme”, nënvizoi Rama.