Aktualitet dhe Lajme

Arbjan Mazniku 4 orë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, zbulohet arsyeja e marrjes në pyetje

Share

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, njëherazi drejtuesi politik i qarkut Elbasan, ka dhënë shpjegime për më shumë se 4 orë në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me një hetim që po kryhet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Dosja penale është çelur nga organi i akuzës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Bellind Këlliçi, në kohën kur garonte për kryetar Bashkie i Tiranës, përballe Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për rrugën Xhon Belushi në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua, ndërsa që në Prokurorinë e Tiranës, u kallëzua Erion Veliaj, me detyrë kryetar Bashkie.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se Arbjan Mazniku, atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Për këtë arsye, ai është thirrur në prokurori për dëshminë e tij. Burime pranë Prokurorisë, thanë se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button