Aktualitet dhe Lajme

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Share

Këtë të premte, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish në SPAK. Ai ishte dhe ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se Arbër Veliaj ka dorëzuar dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.

Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button