Aktualitet dhe Lajme

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e atentatit ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në Vlorë.

Pas shqyrtimit të çështjes në apel, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke dënuar Leonard Luzin me 7 vite e 4 muaj burg dhe Amarildo Nikollin me 2 vite e 9 muaj burg.

Të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për disa vepra të rënda penale, përfshirë sigurimin e kushteve për të kryer vrasje dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullës dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47. Në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 Nikolli ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullën.

Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button