Aktualitet dhe Lajme

Anulohet Barcelona – Osasuna, Presidenti Laporta u komunikon lojtarëve një lajm tragjik

Share

Ndeshja e La Liga mes Barcelonës dhe Osasunës nuk do të zhvillohet sot.

Vendimi i papritur është marrë pak minuta para fillimit të sfidës dhe ka qenë vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ai i cili ua ka komunikuar ekipeve.

Dy skuadrat kishin publikuar formacionet dhe kishin nisur të dilnin në nxemje portierët, kur Laporta ka hyrë në dhomat e zhveshjeve fillimisht të katalanasve dhe u ka bërë të ditur se sfida nuk do zhvillohej për shkak të “forcës madhore”.

Më pas u bë e ditur se ishte ndarë nga jeta në pasditen e sotme mjeku i ekipit, Karlos Minarro Garsia, ndaj ishte vendosur që të shtyhej kjo ndeshje në një afat të pacaktuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button