Aktualitet dhe Lajme

Ambasada e SHBA-së nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat: Kemi interes të dimë kush hyn

Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në platformën “X”, ku theksohet se Uashingtoni ka për qëllim të sigurojë kufijtë amerikanë dhe të mbrojë sigurinë kombëtare.

Në deklaratën e shpërndarë nga llogaria zyrtare e Departamentit të Shtetit (DASH), ambasada i ka bërë thirrje shtetasve të huaj të jenë të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të shkeljes së ligjeve amerikane.

Sipas njoftimit, individët që shkelin ligjin në territorin e Shteteve të Bashkuara mund të përballen me ndalimin e mundësisë për të hyrë përsëri në SHBA.

Kjo masë prek jo vetëm ata që shkelin ligjin, por edhe ata që udhëtojnë në SHBA për arsye të ndryshme, përfshirë studentët, ku mund të përballen me refuzimin e vizës, në raste ekstreme, dëbim nga territori amerikan.

“Çdo komb sovran në botë ka interes të kontrollojë se kush hyn, të dijë se kush po vjen në vendin e tyre, cilat janë qëllimet e tyre”, shkruajnë në platformën “X”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button