Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Marco Rubios: SHBA-të të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, i cili dhe njëherë tjetër shpreh angazhimin e palëkundur të qeverisë amerikane për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm.
“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”, thuhet në mesazhin e postuar nga Ambasada e USA në Tiranë.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjete sociale përmenden dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, si një shembull të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
“Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.”