fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Albana Vokshi del jashtë kontrollit, shkul mikrofonët dhe hedh në tokë çfarë i del para

Share

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.

Kjo shkaktoi një përplasje të ashpër verbale me Albana Vokshin

Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.

Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.

Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.

Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.

Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët…

Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne

Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.

Në shenjë revolte Albana Vokshi i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës, si dhe çdo send që ndodhej në tavolinë. Vokshi këmbënguli të dalë dëshmitari me pretendimin se kemi ‘procedurë’

Albana Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi

“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”, tha ajo.

Ndreca: Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.

Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.

Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.

Ilir Metaj: Sekretaria, sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen

Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë.

Albana Vokshi: Ki kujdes me ato që thua.

Ilir Metaj: Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq.

Albana Vokshi: Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta.

Ilir Metaj: Qetesohu se je grua.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button