Aktualitet dhe Lajme

Al-Ahli synon transferimin e Lionel Messit – kontrata me Inter Miamin skadon, arabët po bëjnë të pamundurën

Share

Klubi saudit Al-Ahli po përgatit një ofertë ambicioze për të siguruar shërbimet e Lionel Messit pas skadimit të kontratës së tij me Inter Miamin në dhjetor, raporton “L’Équipe”.

Pas përpjekjes së pasuksesshme për ta transferuar në verën e vitit 2023, kur ai u largua nga Paris Saint-Germain, Liga Profesionale Saudite nuk ka hequr dorë nga ideja për ta sjellë fituesin e Kupës së Botës 2022 në Lindjen e Mesme.

Me Messin që pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të vitit, Al-Ahli ka intensifikuar përgatitjet për një tjetër tentativë serioze.

Ndërsa detajet financiare të ofertës nuk janë bërë publike, besohet se propozimi do të jetë shumë i fuqishëm ekonomikisht, në përputhje me strategjinë e Arabisë Saudite për të tërhequr emra të mëdhenj të futbollit botëror, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e Kupës së Botës FIFA 2034.

Sipas burimeve pranë klubit, Al-Ahli ka punuar prej javësh për të ndërtuar një plan bindës që do ta afronte Messin në Gjirin Persik.

Nga ana tjetër, Inter Miami nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e saj kryesor dhe pritet të propozojë një zgjatje të kontratës dyvjeçare, duke synuar ta mbajë Messin në Major League Soccer edhe pas vitit 2024.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button