Aktualitet dhe Lajme
Akuzohet se braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se është përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.
“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare.