Aktualitet dhe Lajme

Aksion te Currilat në Durrës/ Sekuestrohen çadra dhe shezlongët të vendosura pa leje

Share

Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese, Policia e Durrësit, ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona.

“Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë: B. D., 33-vjeç, D. V., 56-vjeç dhe E. H., 34-vjeç, të tre banues në Durrës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button