Aksidentuan për vdekje 8-vjeçarin, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve në Elbasan

Share

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave humbi jetën një 8-vjeçar. Tashmë mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë arrestuar, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button