Aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë, shoferit i ra të fikët

Share

Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele (10 mars 2024).

Në Rrugën Ferid Xhajko afër 5 Majit, autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Sipas burimeve, shoferi i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.

Autobusi është lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Lajmi në përditësim…




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button