Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U dogjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër viktimave (EMRAT)

Pak pas mesnate, një tragjedi ka ndodhur në Fushë -Prezë në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, mësohet se kanë humbur jetën të rinjtë: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi(viktimat).
Ndërsa shoferi i betonieres është shtetasi Aleksandër Krrashi.
Sipas informacioneve, mësohet se Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja tragjike.
Policia Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25- vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24-vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25-vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20-vjeç, E. K., 24-vjeç dhe A. L., 22-vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24-vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.
The post Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U dogjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër viktimave (EMRAT) appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com