Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti tragjik, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Share

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë. Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30-vjeç.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”.

Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar.

Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.

Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button