Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti pranë Ministrisë së Jashtme, reagon Igli Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

Share

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka reaguar mbi aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një makinë që lëvizte me shpejtësi përplasi dhe plagosi rëndë një punonjës të Ministrisë së Jashtme, teksa ai ishte në vijat e bardha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se shpreh mirënjohje për bluzat e bardha dhe informon se punonjësi i ministrisë është jashtë rrezikut për jetën. Emri i të plagosurit nuk bëhet me dije, teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të përfshirë në këtë aksident.

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, ka shkruar Hasani në postimin e tij.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button