Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi, shoferi ishte nën efektin e alkoolit

Share

Pasditen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia, ku drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Si pasojë, është plagosur një efektiv policie që ndodhej në shërbim, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button