fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti i katërfishtë në Durrës, 61-vjeçarja niset drejt Traumës

Share

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se një nga të plagosurit, një grua 61-vjeçe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H. Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button