Aksident tragjik në Gjermani/ Shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare! Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra

Tre shqiptarë mësohet se kanë humbur jetën në një aksident të rëndë ditën e sotme pranë qytetit Koblenz në Gjermani, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se aksidenti sipas autoriteteve gjermane, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet e ditur se viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç, si dhe gjashtë të tjerët që mbetën të plagosur, të moshës midis 20 dhe 66 vjeç, ishin duke udhëtuar me një minibus. Shoferi i minibusit një 22-vjeçar mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë.
Gjithashtu autoritetet nuk kanë konstatuar që i riu të ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit, por hetimet vijojnë ende.
Megjithatë mbeten të paqarta shakaqet e aksidentit tragjik. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njofitm për mediat tha se nga autoritetet gjermane është njofuar për tre viktima dhe katër të plagosur.
“Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale”, njofton MEPJ.
Njoftimi i Minsitrisë së Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997