Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy persona

Share

Bulqizë – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Një automjet tip “Nissan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër person, A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Back to top button