Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Tiranë, dy motora përplasen me njëri-tjetrin

Mesditën e sotme një aksident raportohet të ketë ndodhur në qendër të Tiranës në zonën ë quajtur “9-katëshet”.
Sipas raportimeve për media, në aksident janë përfshirë dy motora. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca ndërsa raportohet se dy drejtuesit e motomjeteve kanë vetëm lëndime dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të ndodhur.