Aksident në Tiranë/ Automjeti i pret rrugën motorit, një i lënduar në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 maj) pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë.
Mësohet se një mjet i ka prerë rrugën një motori dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri kanë mbetur i lënduar.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.