Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Share

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button