Aksident në Pejë/ Makina merr para dy fëmijë, dërgohen me plagë në spital

Share

Një aksident është regjistruar ditën e sotmë rreth orë 14:45 në Pejë.

Mësohet se dy fëmijë janë përplasur nga një makinë. Sipas mediave në Kosovë fëmijët janë dërguar në spital ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende. Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.

“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button