Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, shpëtohet 17-vjeçari që po mbytej

Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e Lushnjes me autostradën.
Dy persona që e kanë parë ngjarjen kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin dhe e kanë ndihmuar të aksidentuarin i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.
Ai u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.
17-vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.
Paraprakisht dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.