Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Lushnje, 76-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon në tokat bujqësore

Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Plug.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç teksa ka qenë duke udhëtuar dhe ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në tokat bujqësore.

Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur, teksa është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button