Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me veturën, plagosen tre persona

Share

Mesditën e sotme, një aksident automobilistik ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur Murrash.

Siç bëhet me dije, një kamion është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button