Aksident në Fier, përplasen tre automjete! Transportohen drejt spitalit dy persona

Share

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësa të shtune (3 shkurt) në aksin rrugor Fier-Fermë Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button